Studentët në Komunën e Podujevës së shpejti do t’iu gëzohen bursave. Të paktën kështu po thonë zyrtarët për informim në Komunë.
Indeksonline ka një javë që ka raportuar për vonesat që iu janë bërë studentëve e nxënësve përshkak të gabimeve teknike, siç arsyetoheshin në Komunë.
Pavarësisht premtimit që u bë se brenda dy ditëve do t’iu shpërndahen mjetet në xhirollogari studentëve një gjë e tillë nuk ndodhi.
Të njëjtat pyetje iu përcollën sërish zyrës për informim në Komunë.
Bujar Gimolli zyrtar për informim ka thënë se që prej dje kanë filluar shpërndarjet në llogaritë e përfituesve.
Sipas tij drejtoria e Arsimit ka përfunduar procedurat e nevojshme në Ministrinë e Financave, ku janëpërcjellur edhe listat e përfituesve.
‘’ Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit i ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme në Ministrinë e Financave, i kemi përcjellur edhe listat e përfituesve. Në bazë të informacioneve që morëm sot, prej dje kanë filluar të shpërndahen në llogaritë e përfituesve’’, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.
Kujtojmë se publikimi i listave të përfituesve është bërë me 18 prill.