“Shkele, nja ma pak”, përfundon në polici burri nga Podujeva që ia dha veturën fëmijës për ta vozitur

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Podujeva është shoqëruar në Polici pasi ia ka dhënë fëmijës së tij që ta drejtojë veturën.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi për media.

Në videon që pretendohet se është bërë në ditët e para të janarit, shihet se si në veturën që drejtohet nga vogëlushi janë edhe tre bashkudhëtarë të tjerë, dy nga ta po ashtu fëmijë.

Ndërsa dëgjohet edhe biseda mes ngasësit të ri dhe të rriturit, teksa flasin me lehtësi se si mund të shkelen këmbësorët që shihen andejpari.

“Bos… shkele, nja ma pak. Tybe send s’po vyn. Shkele shlirë. Këtu me shkelë është shumë normale”, dëgjohet duke thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme