Shkolla në fshatin Lluga të Podujevës përfshihet nga zjarri

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Shkolla “Ilir Konushefci” në fshatin Lluga të Podujevës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Përveç dëmeve materiale, nuk ka asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërkohë që tash për tash nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Drejtori për Arsim, Avni Fetahu, thotë se mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet online derisa të sanohen dëmet e shkaktuara.

“Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka. Zjarri është ndal nga intervenimi i zjarrfikësve, dy klasë dhe 3 banjo janë domtuar dhe një pjesë e pullazit të shkollës. Mësimi në atë shkollë vazhdon online derisa të bëhet sanimi i gjendjes”, ka thënë Fetahu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme