Nis Superliga e Kosovës, Trepça’89 pret Flamurtarin

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 12:50 | Nga

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Trepça ’89 – Flamurtari do të jetë ndeshja hapëse e sezonit të ri 2017/18 të Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual synon që sezonin e ri të nis me fitore kundër skuadrës e cila pas pesë vitesh është kthyer në ligën elitare të Kosovës.

Përballja në mes të këtyre dy skuadrave do të zhvillohet sot nga ora 17:00 në stadiumin e Mitrovicës ‘Riza Lushta’.

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen takimet tjera të xhiros së parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme