Nis takimi Ahmeti-Zaev për kandidatin për zgjedhjet presidenciale

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev sapo kanë filluar takimin në Klubin e Deputetëve lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale te 21 prillit dhe mundësinë për paraqitje me një kandidat të përbashkët konsensual nga ana e mazhorancës.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se ai e ka zgjatur dorën për bashkëpunim me opozitën shqiptare për kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare e kanë refuzuar. Ai thekson se ka vullnet që të arrihet marrëveshje për kandidat konsensual për president në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit, por kjo varet nga të dyja palët.

Ndërsa VMRO-DPMNE-ja në kongresin partiak, që u mbajt të shtunën në Strugë e zgjodhi profesoreshën e Fakultetit Juridik në Shkup, Gordana Siljanovska Davkova për kandidat të tyre presidencial.

Foto nga takimi që po zhvillohet për momentin në Klubin e Deputetëve në mes të Kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. /Alsat-m

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme