Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë ka nisur të mbushet dy orë para nisjes së ndeshjes mes Trepçës ’89 dhe Vikingurit të vlefshme për raundin e parë të kualifikimit për Ligën e Kampionëve, shkruan kohanet. Në ora 18:00 nis ndeshja e kthimit dhe ajo vendimtare për fatin e kampionit të Kosovës. Në ndeshjen e parë, mitrovicasit […]
Nis të mbushet “Adem Jashari”

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë ka nisur të mbushet dy orë para nisjes së ndeshjes mes Trepçës ’89 dhe Vikingurit të vlefshme për raundin e parë të kualifikimit për Ligën e Kampionëve, shkruan kohanet.
Në ora 18:00 nis ndeshja e kthimit dhe ajo vendimtare për fatin e kampionit të Kosovës.
Në ndeshjen e parë, mitrovicasit si mysafirë pësuan 2 me 1 nga Vikinguri i Ishujve Faroe.












