Punëtorët e Rinasit trajnohen për të identifikuar dokumentet false

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 17:25 | Nga

Së shpejti një linjë ajrore holandeze do të ketë fluturime tre herë në javë në Tiranë. Pritet që kjo linje të ketë fluturime me kosto të ulët dhe të sjelle një rritje për industrinë e turizmit në Shqipëri.

Në mënyrë që çdo gjë do të shkoje pa probleme, dhe për të stimuluar shkëmbimin e informacionit, Policia Mbretërore Holandeze ka nisur në Tiranë një projekt për të trajnuar policët dhe punonjësit e aeroportit Nënë Tereza. Projekti është financuar nga Fondi Europian për të nxitur bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis dy shteteve.

Për efektivat e Policisë kufitare dhe punonjësit e aeroportit është ofruar një trajnim disa ditor për teknikat e falsifikimin e pasaportave.

Kapiteni Patrick van Doormaal i Policisë Mbretërore Ushtarake ka qenë disa muaj në Tiranë për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit midis Holandës dhe Shqipërisë.

Kapiten Van Doormaal, Policia Ushtarake Holandeze: “Policia Ushtarake Holandeze është eksperte në fushën e mbrojtjes së kufirit. Në jemi këtu në një projekt me dy nga trajnuesit tonë nga Holanda për specializim në dokumentet false.

Që nga viti 2015 në shohim së është rritur fluksi i migracionit, kryesisht nga Lindja e Mesme. Refugjatet trafikohen në mënyra çnjerëzore. Ata vinë si klandestine në mënyra shume të pakëndshme.

Në duam ta shmangim këtë, duam të kemi një imazh sa me të qartë për rrugët e trafikimit dhe t’i kapim trafikuesit.

Kjo është një çështje europiane, dhe për të luftuar problemin në një mënyrë sa me efikase duhet një bashkëpunim midis autoriteteve në nivel europian.

Holanda njihet në Evropë si vendi me ekspertizë me të lartë në njohjen e dokumenteve të falsifikuara. Këto njohuri do të ndahen në trajnimin me kolegët e tyre shqiptarë, për të njohur teknikat me të fundit për dallimin e dokumenteve të falsifikuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme