Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka filluar viti i ri shkollor brenda qendrave të tyre.
Numri i nxënësve që kanë shprehur interesim për t’u regjistruar në vitin e ri shkollor është 43, prej tyre në tri drejtime të reja në klasë të 10-ta, u regjistruan 20 nxënës.
“Në kuadër të programeve edukuese për personat e dënuar që ofron Shërbimi Korrektues i Kosovës, siç është edhe Shkollimi për të burgosur, në Qendrën Korrektuese Dubravë dhe në Qendrën Korrektuese Lipjan ka filluar viti shkollor për vitin 2020/21”, thuhet në njoftim.
“Në bazë të vendimit të MASH-së, sikur në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës edhe në institucionet korrektuese mësimi ka filluar më datë 14.09.2020″.
“Për fillimin e mësimit janë marrë të gjitha masat, udhëzimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së”.