Bazuar në planin rregullues të qytetit të Deçanit , Komuna e Deçanit është duke ber përpjekje që të zbatoi në përpikëri ketë plan rregullues duke ju krijuar kushte më të mira qytetarëve të Komunës së Deçanit.
Sipas njoftimit, në qendër të qytetit sot ka filluar largimi i lokaleve të cilat do të zëvendësohen më hapësira gjelbëruese si dhe do të mundësojnë zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit.
Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj , i shoqëruar më bashkëpunëtor bashkë më kompaninë e kontraktura sot kanë filluar largimin e këtyre lokaleve nga qendra e qytetit.
Ndonëse pronaret e këtyre lokaleve ishin njoftuar më kohë por edhe Qeveria e Republikë së Kosovës ka nda mjete të mjaftueshme për shpronësim.
Më ketë rast kryetari Ramosaj tha se konformë ligjit kemi vepruar ne si Institucion Komunale , pronaret janë thirrur në takime , janë njoftuar më kohë dhe të gjitha procedurat janë ndjekur pa e thy as një rregull ndërsa sot kërkoi nga të gjithë pronarët që të kenë mirëkuptim të na lejojnë të kryem proceduar tona ashtu siç edhe janë njoftuar më anë të shkresave që nga viti 2018.
Në vitin 2018 më dt.01.08.2018 në bazë të një vendimi preliminar më numër protokolli 23181 dhe në mbështetej të nenit 92 paragrafi 4 dhe neni 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , neni 4,9,10 dhe nenit 45 të Ligjit nr.03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra më Ligjin Nr.03/L-205, duke u bazuar në kompetencat e Kryetarit të Komunës së Deçanit , Kryetari i komunës , me dt.31.07.2018 mori këtë vendim preliminar ku miratohet shpronësimi për interes publik të Komunës së Deçanit i lokaleve dhe pronës –tokës së paluajtshme të pronareve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga Ndërtimi i Qendrës së Qytetit , sipas tabelës të përshkruar nga evidencat kadastrale përkatëse për titullarët e lokaleve dhe të pronës të paluajtshme , pozitën e tyre në kuadër të projektit të interesit publik si dhe sipërfaqeve të tyre . Ky vendim ka hyrë në fuqi brenda 10 ditëve ku edhe është berë publikimi në faqen zyrtare dhe në gazetën zyrtare . Këtij vendimi nuk u janë përgjigje pronaret e lokaleve të cilët kanë konsiderua së u është ber e pa drejtë.
Më dt.11.03.2019 Drejtoria e Urbanizmit Planifikimit Hapësinorë dhe Mbrojtje të Mjedisit ka nxjerrë një vendim për rrenim më numër protokolli 7504 ku është bazuar edhe në vendimin përfundimtar 02.Nr.39154 të dt.31.12.2018 si në dispozitat e këtij vendimi .
Mos respektimi i këtij vendimi do të ketë për pasojë rrënimin e objektit me masa administrative nga ana e organeve Komunale të autorizuara .Kundër këtij vendimi palët kishin të drejt ankese në afat kohor brenda 7 ditëve.
Ndonëse janë kryer të gjitha procedurat e një pas njëshme Drejtoria e Inspeksionit më dt 20.03.2019 kishte njoftuar kryetarin e komunës, pronarët e lokaleve, policinë e Kosovës së më dt 25.03.2019 ( e hëne) bashkë më kopanin e kontraktuar do të rrënoni lokalet në qendër me vet faktin se këto lokale janë shpronësuar dhe të gjitha afatet ligjore janë kaluar.