Smoothie fantastik me përbërësit e stinës plus turmerik dhe piper të kuq për ta bërë edhe më interesant në shije, edhe më të shëndetshëm.
Përbërësit
Lëngu i 3 portokalleve mesatar me shegë
Lëngu i një limoni
2 portokalle të plotë me shegë, të qëruar
1 banane mesatare
1/2 lugë caji (tsp) turmerik pluhur
1/3 lugë caji (tsp) piper i kuq
2 lugë gjelle (tbs) fara luledielli të qëruara
1/3 kupë kuba akulli
Pak kripë
1 lugë caji (tsp) fara lulëkuqeje
Përgatitja
Vendosini të gjithë përbërësit përveç farave të lulëkuqeve në blender për 2-3 min. Shtoni farat e lulëkuqeve dhe kalojini në blender për 5 sec.
Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shijojeni menjëherë.