Niseni mëngjesin me smoothie me spinaq

Prishtinë | 05 Gus 2024 | 01:05 | Nga Ekonomia Online

Smoothie të gjelbra janë ushqime të plota, të pasura me fibra. Janë më të shijshme sesa duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa produktet e tjera të gjelbra balancojnë ëmbëlsinë e saj.

Një pije e tillë në mëngjes pastron trupin duke larguar toksinat.

Më poshtë ju sjellim recetën për smoothie me spinaq.

1 filxhan spinaq
1/2-ta e filxhanit majdanoz
1/4-ta e filxhanit tranguj
1/2-ta e filxhanit karrotë
2 gjethe mente
1 1/2-ta e filxhanit me ujë kokos

Të gjithë përbërësit i përzieni në blender.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme