Nisin arrestimet nga Specialja, prangoset ish-shefi i inteligjencës së FSK-së

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar, nga Gjykata Speciale.

Në një komunikatë për media, Specialja ka konfirmuar se Mustafa është arrestuar në Kosovë dhe po transferohet në në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”.

Të ngjashme