Në kampusin e Universitetit të Prishtinës kanë filluar gërmimet, pasi dyshohet se aty ekziston një varrezë masive.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ka dyshime për viktima të përkatësisë shqiptare.
Inicimi i gërmimeve në këtë lokacion vjen pas deklaratave të disa qytetarëve se kishin parë forcat serbe duke gërmuar në këtë lokacion gjatë kohës së luftës.