Nisin hetimet, prishtinasi gjendet i vdekur në një market

| 07 Maj 2022 | 08:52 | Nga

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Qagllavicë të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme