Projekti i Komunës së Vushtrrisë, për kyçje individuale në rrjetin e ujësjellësit ka filluar sot në fshatin Balincë, për të vazhduar në çdo lagje e në secilën shtëpi të qytetarit të Vushtrrisë.
Sipas një njoftimi të komunës, 9000 familje në Vushtrri do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa kosto e projektit është mbi 1.5 milion euro.
Kryetari Xhafer Tahiri më këtë rast tha ky premtim i tyre, nga më të rëndësishmit për qytetarët e Vushtrrisë, tani po merr udhën e mbarë të realizimit.
“Bashkë me qytetarin e Vushtrrisë çdo ditë po bëjmë ndryshimin e domosdoshëm në Vushtrri. Do të dërgojmë ujin tek secila familje në Vushtrri”, ka thënë ai.