Doli nga roli i mësueses e iu përvish një pune tjetër, me shumë qejf kjo mësimdhënëse po e bën gati klasën për nxënësit e saj, që me një shtator vijnë për herë të parë në shkollë.
Bashkë me pastrimin e objektit është përcaktuar edhe distanca midis bankave e ajo në oborr.
Por, përveç përgatitjeve teknike, në këtë shkollë të Suharekës tash e sa ditë ka përfunduar edhe plani i mësimit i përshtatur me skenarët e përcaktuar nga ministria e Arsimit.