Nisin procedurat e prokurimit për ndërtimin e QMF-së në Veternik

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka njoftuar se kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik, në rrugën “Kujtim Laro”.

“Investimet në infrastrukturën e shëndetësisë primare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Prishtinë janë të vazhdueshme”, është shprehur ai përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.
“E rëndësia e këtyre investimeve për qytetarët është treguar edhe një herë gjatë këtyre ditëve të pandemisë që po i kalojmë”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme