Mesditën e sotme kanë filluar punimet që të zhbllokohet rruga Gjakovë-Klinë, e cila ishte bllokuar në mesnatë shkaku i shembjes së dheut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se rruga është duke vazhduar të jetë e pakalueshme, ku në vendngjarje është edhe kompania që është duke e larguar dheun.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që rruga të hapet sa më shpejt në qarkullim.
Durmishi ka thënë se nuk ndodhet në vendngjarje, por se është në kontakt me përgjegjësit.