Nisin teoritë konspirative, libri i vjetër 40 vjeçar shkruante se virusi do të krijohet qëllimisht nga Kina

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Ka gjasa që koronavirusi të ishte parashikuar 40 vjet më parë në një libër fanta-shkencë i cili i referohej një armë biologjike të krijuar nga shkencëtarët kinezë për të “zhdukur një qytet apo shtet”.

Më shumë se 90 mijë raste me infektime janë raportuar ndërsa mbi 3 mijë persona raportohen se kanë vdekur.

Raste ka në gjithë botën, por origjina e saj është në Kinë, saktësisht në provincën Wuhan.

Senatori amerikan, Tom Cotton, deklaroi në fillim të muajit të kaluar se virusi ishte ose një eksperiment që ka dështuar dhe është shpërndarë pa kontroll, ose e dyta është që ka ndodhur qëllimisht.

Por një libër nga viti 1981 duket se e parashikon këtë retorikë të njëjtë, shkruan Express.co.uk.

I shkruar nga Dean Koontz, “Sytë e Errësirës” është një vepër për një nënë që zbulon se djali i saj Dany po mbahet në një kazermë ushtarake pasi është infektuar me një mikroorganizëm të quajtur “Wuhan-400”

Kapitulli 39 thotë kështu: Për ta kuptuar duhet që të shkojmë 20 muaj më pas.

“Ishte atëherë koha kur një shkencëtar kinez i quajtur Li Chen dezertoi dhe shkoi në SHBA. Ai mbajti me vete një disk ku tregohej për armën më të re biologjike të Kinës që ishte shumë e rëndësishme dhe e rrezikshme”, thuhej në libër.

“Ata e quajnë këtë ‘Wuhan-400’ pasi që ishte zhvilluar në njërin prej laboratorëve të tyre jashtë qytetit të Wuhan. Ky ishte mikroorganizimi i 400’të që ishte krijuar në këtë qendër”, thuhet tutje.

Në libër thuhet se virusi është “arma perfekte” dhe nuk mund të mbijetojë jashtë një organizmi më shumë se një minutë. Ajo prek qëniet njerëzore, asnjë krijesë tjetër nuk mund ta bartë.

Ishte kongresisti amerikan, Manish Tewari që publikoi fragmente nga ky libër.

Gjithsesi, për të shuar këtë teori konspirative, shumë shkencëtarë kanë thënë se virusi së pari është bartur nga kafshët tek njeriu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme