Nisin vizitat në terren për Pilotimin e Reformës së Skemës së Asistencës Sociale

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Kanë filluar vizitat në terren për Pilotimin e Reformës së Skemës së Asistencës Sociale, e kjo po bëhet nga punonjësit e Qendrave për Punë Sociale tek familjet në komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas një postimi nga ana e ministrisë së Financave, gjatë vizitave, punëtorët socialë i parashtrojnë disa pyetje familjes aplikuese për Pilotimin e SAS-it për të bërë vlerësimin e standardit jetësor dhe verifikimin e të dhënave për kushtet e jetesës të vetdeklaruara në formën e aplikimit.

“Familjet fillimisht do të kontaktohen nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale për të aranzhuar vizitën”.

Të ngjashme