Koalicioni NISMA-AKR-PD ka mbajtur Konventën, ku kanë nominuar zyrtarisht Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.
Në fillim të Konventës, partneri i Limajt, Behgjet Pacolli tha se është koha e fundit që Kosova të prodhojë lajme të mira pasi imazhi i saj po shkatërrohet çdo ditë.
“Që tani së bashku po e nisim rrugëtimin e këtij koalicioni fitues të Nismës Socialdemokrate, AKR-së dhe PD-së. Këtë rrugëtim, një qeverisje që i siguron zhvillim, vendin e merituar e Kosovës në botë, që i siguron Kosovës qeverisje dinjitoze, të sinqertë, qeverisje ku çdo qytetarë do të kthej besimin e tij tek lidershipi i vet”.
“Nga këtu kuroj mbështetjen tuaj të dashur qytetar. Me punë profesionale me respekt ndaj vendimit, ndaj detyrës, ndaj institucionit, me sinqeritet. Ndërtojmë Kosovë të qytetarit të cilën e ka ëndërrua me shekuj një Kosovë të lirë. Me koalicion gjithëpërfshirës ne vendosim qeverisjen e ardhshme. Jo nuk ishte koha e duhur për zgjedhje. Kosova ka mbetur mbrapa me shumë dekada, ka mbetur mbrapa me shoqëritë e civilizuara. Ne kemi humbur shumë kohë. Praktikat tregojnë që partitë mbas zgjedhjeve nuk janë marrë vesh, ne jemi ata që do të shpëtojmë kohë për Kosovën. Koha e fundit është tani që të prodhojë lajme të mira. Imazhi i saj po shkatërrohet çdo ditë”, tha ai.
Sekretari i Nisma-s, Bilall Shefiri e prezantoi kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj.
“ Te flasësh 5 deri 7 minuta per Fatmir Limajn është e pamundur. Do te beje prezantimin ne shkurt. Jeta e Fatmir Limajt është jeta e Kosovës. Me lejoni qe se pari te përshëndes, Jakup Krasniqin. Në ditë të vështira të luftës në ditë të mira të paqes, faleminderit baci Jakup. I nderuari kryetar i AKR-se, Behgjet Pacolli, i nderuari kryetari i PD-se, Ferid Agani. Sa herë është folur për luftën e Kosovës edhe për UCK, emri i komandant Çelikut ka shkëlqyer. Për ketë aspekt nuk do te ndalim me Fatmir Limajn. Para se të behej komandant Çeliku, Limaj ishte jurist i ri. Ku do qe shkonte edhe me ke qe takohej Fatmiri ua ngjallte besimin për fitore te pashmangshme. Autoriteti i Komandat Çelikut ishte i natyrshme. Serbia sajoi dosja, duke sajuar akuza nga më të rëndat Edhe në raste të sajuar, Fatmir Limaj bëri që edhe politikisht të fitojë Kosova. Fatmiri doli fitimtar në çdo proces të kurdisur ndaj tij.