Nisma dënon sulmin ndaj deputetit Zeka

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 19:33 | Nga

Nisma për Kosovë, ka dënuar sulmin fizik ndaj deputetit Milaim Zeka nga deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, i cili ishte i ftuar në studion e Klan Kosova.

NISMA për Kosovën dënon ashpër sulmin fizik ndaj Deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Milaim Zeka, sulm ky i cili u krye sot nga deputeti i LVV z. Frashër Krasniqi gjatë një debati në studion televizive të Klan Kosova, thuhet në komunukatë.

“Debatet politike nuk fitohen me sulme të tilla fizike dhe e me grushte, por me forcën e argumenteve politike.

Deputetet e Kuvendit janë të zgjedhur për të shprehur hapur mendimet dhe qëndrimet e tyre dhe poashtu për të debatuar për çështje tjera të ndryshme. Mospajtimet janë pjesë e demokracisë, mirëpo në asnjë mënyrë ato nuk duhet të kalojnë në sulme fizike.

NISMA për Kosovën i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të distancohet nga ky akt i dhunshëm, dhe të vazhdojmë ta ruajmë kulturën e komunikimit edhe në momentet kur nuk pajtohemi”, përfundon komunikata.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme