Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij do ta votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.
Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa raporton Ekonomia Online. Limaj tha se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.
“Sot patëm një taksim biseduam për zhvillimet e fundit rreth mocionit për votëbesimin e Qeverisë. Nisma e mbështet mocionin dhe ne do të marrim pjesë në këtë mocion dhe do të votojmë”.
“Ishte konkludim i përbashkët që duhet të ndodhë shumë shpejt”, tha ai. Dhe besoj që shpejt do Kemi biseduar për zhvillimet që ka sjellë te deri te ky mocion”, tha ai.