Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëheresh edhe ministër i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica, ka shkruar se është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë.
Reçica duke iu përgjigjur akuzave të Daçiqit për kreun e Nismës, ka thënë se Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në europë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së.
Ndryshe, Daçiqit i kishte djegur deklarata e djeshme Nismës Socialdemokrate ku ka kërkuar nga Gjykata Speciale hetim të krimeve serbe të kryera në Kosovë.
Postmi i plotë i Reçicës:
Në këto kohët kur gjuajta e shtrigave ka trimëruar vetë ato, ne duhet t’ua themi me zë dhe t’iu kundërvihemi duke nxjerrë fakte.
Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në europë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së.
Është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë. Ky është vetëm fillimi, Kosova kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa kryesit e gjenocidit nuk marrin dënimin e merituar!