Nisma Socialdemokrate sot ka vazhduar vizitat e saj në Ferizaj dhe Shtime, me ç’rast ka taktuar strukturat udhëheqëse të kësaj partie në ato pjesë, transmeton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Shala është shprehur se në këto dy pjesë ka pasur gatishmëri të madhe për ta rritur sa më shumë NISMA-në dhe përkrahjen për programin e saj socialdemokrat.
Postimi i plotë:
Sot kishim takime me strukturat udhëheqëse të degëve të NISMA-së në Ferizaj dhe Shtime. Sikurse edhe në degët që vizituam këto ditë edhe sot diskutuam mbi përgaditjet dhe mobilizimin që këto degë po e bëjnë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Gatishmëri shumë e madhe edhe në degët e Ferizajt dhe Shtimes për ta rritur sa më shumë NISMA-në dhe përkrahjen për programin e saj socialdemokrat, program qeverisës ky i cili synim primar e ka qytetarin dhe mirëqenien e tij.
E. SH
, program qeverisës ky i cili synim primar e ka qytetarin dhe mirëqenien e tij.
E. SH