Nisma “pushton” MAShT-in

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 08:33 | Nga

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), i emëruar një ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, Ekrem Kastrati, është anëtarë i partisë Nisma Social Demokrate, parti së cilës i takon edhe ministri Shyqiri Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.

Kastrati deri më tani ka qenë shef i Njësisë së Prokurimit në Komunën e Malishevës, ndërsa tani do ta ushtrojë detyrën e sekretarit të MASHT-it.

Burime të gazetës brenda partisë Nisma Social Demokrate e kanë konfirmuar se Kastrati është anëtar i kësaj partie.

“Po, është anëtar, ka qenë edhe ish-i burgosur politik”, ka thënë ky burim për gazetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme