Nisma për Kosovën, në prani të strukturave të saj, sot ka mbajtur konventë solemne me rastin e trevjetorit të themelimit. Në këtë takim, ku të pranishëm ishin anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar, deputetë, kryetarë të degëve, struktura të rinisë, gruas, dhe simpatizantë të NISMA për Kosovën, para tyre me nga një fjalim përshëndetës dhe që përshkruan rrugëtimin tre vjeçar të NISMA për Kosovën, kanë mbajtur kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, fillimisht ka uruar gjithë anëtarët për tre vjetorin e rrugëtimit të përbashkët me Nismën për Kosovën.
NISMA Socialdemokrate në tre vjetorin e saj të themelimit beson edhe më fuqishëm për të ardhmen e ndritshme të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, por kjo do të bëhet vetëm nëse ne arrijmë ta jetësojmë lirinë, demokracinë, solidaritetin drejtësinë dhe zhvillimin, ka thanë kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi.
Ne kemi përpara shumë punë për të bërë, deri të realizimi i ëndrrës së shqiptarëve për një shtet të së drejtës dhe të zhvilluar, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.
Ndërsa, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka përshëndetur të gjithë anëtarët e Nismës, duke ju uruar tre vjetorin e Nisma për Kosovën.
Kryetari Limaj falënderoj gjithë ata që kanë kontribuar për Nismën, duke thënë se falë kontributit të juaj, NISMA sot është në skenën politike dhe një zë i fuqishëm ne Kuvend të Kosovës, dhe që do të vazhdoj të ju dal në mbrotje të pa mbrojturve në Kosovë, sepse në zemër të Nismës mbizotëron solidariteti mes njerëzve.
Kryetari Limaj po ashtu ka folur edhe për gjendjen e rende politike në vend, ku tha se kjo klasë politike që sot po udhëheq, mashtrimin e kanë shitur për vlerë. Është duke ardhur koha e drejtësisë, pavarësisht se drejtuesit aktual thonë që nuk bëhet ky shtet, ne themi se ky shtet do të bëhet sepse është i shenjtë, ky shtet do të bëhet sepse nuk është falur, janë qindra vite qe burra dhe gra kanë derdhur ndjersë, kanë bërë burg, vetëm për të pasur shtetin e Kosovës.
Kryetari Limaj ka bërë thirrje tek të gjitha shtresat e shoqërisë madje edhe të rinjve tanë në diasporë që të mos zhgënjehen sepse kjo elitë qeverisëse do të ikin dhe ju do të jeni krenarë për shtetin që do ta bëjmë së bashku, do të jeni krenarë për atdheun tonë.
Edhe shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, në fjalimin e saj ka falënderuar gjithë anëtarët e simpatizantët e Nismës, dhe ka uruar të gjithë për tre vjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokratë të Kosovës.
Kemi kaluar tre vite të vështira por me mbështetjen tuaj, dhe falë mbështetjes tuaj, ne ia kemi dalur të zhvillojmë me plotë suksese politikat e Nismës për Kosovën, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami.