Nisma Socialdemokrate e mbështet propozimin e Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj i ka dhënë mbështetje propozimit të presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

“Nisma është e gatshme të mbështet propozimin e Thaçit për këto masa të jashtëzakonshme. Këto masa i shohim si në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës. Do të jetë e gatshme të mbështet qeverinë e Kosovës, institucionet lokale e qendrore dhe çdo gjë  që shkon në parandalim të këtij virusi.”, tha Limaj.

Ai u ka bërë apel institucioneve të shëndetësisë që të kenë kujdes të veçantë për të moshuarit dhe ka shprehur gatitshmërinë e partisë së tij për t’i ndihmuar.

“Ne si Nisma duhet t’i bëjmë apel institucioneve të shëndetësisë që të kenë kujdesin e veçantë për njerëzit e moshuar dhe ta shprehim gatishmërinë tonë si parti se në qoftë institucionet nuk mund t’i vizitojnë këta familjarë ne do të jemi të gatshëm për t’i furnizuar dhe kujdesur për pensionerët. Ka pasur një pakujdesi të institucioneve qendrore ndaj komunave të caktuara dhe ka shkaktuar një lloj paniku te komunat dhe institucionet duhet të jenë në dispozicion për t’i furnizuar të gjitha komunat”, shtoi ai.

Ai ka kërkuar mobilizim të të gjitha institucioneve ekonomike, atyre të sigurisë për parandalimin e Coronavorusit.

“I bëj thirrje qytetarëve t’i respektojnë të gjitha rregullat që i kanë dhenë institucionet  shëndetësore dhe ndihmën më të madhe e japim ne vetë. Kjo situatë e krijuar është një moment ku gjithëve na bënë të reflektojmë e reflektimi në kupton kujdes e jo panik, tha Limaj.

Limaj për shkarkimin e Veliut nga kryeministri Kurti ka thënë se Veliu ka mbështetur idenë e Isa Mustafës, sipas tij nuk është koha për beteja politike.

“Nuk është koha të bëjmë beteja politike. Apeli im është që partitë politike të jenë të gjitha në funksion në parandalimin e këtij virusi dhe nuk kemi kohë për beteja politike. Ministri i rendit ka  mbështetur qëndrimin e Mustafës, por këto janë çështje të brendshme të partnerëve dhe nuk kam ndonjë koment.”, shtoi ai.

Të ngjashme