Nisma Socialdemokrate është duke mbajtur Kuvendin e Dytë të Punës ku pjesë e këtij kuvendi janë të pranishme degët e Nismës Socialdemokrate nga të gjitha komunat.
Kuvendi ka filluar me një video e cila u prezantuar para të pranishmëve për të arriturat e Nismës Socialdemokrate që nga themelimi i kësaj partie.
Është formuar Kryesia e Punës, komisioni verifikues. Nga 907 delegatë, të pranishëm janë 822.