Nismës Socialdemokrate i është bashkuar biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, Nexhat Mulaj, i cili këto ditë ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur këtë parti dhe projektin politik të Limajt, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare.
NISMA përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ka shkruar se, z. Mulaj është biznesmen i njohur në Zvicër, i cili përmes biznesit të tij ka krijuar mundësi punësimi për shumë shqiptarë që jetojnë e veprojnë atje.
“Bashkë me z. Mulaj, NISMA do të jetë edhe më e fuqishme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.