Nismës i bashkohet një tjetër doktor i njohur, Limaj thotë se janë në rrugë të drejtë

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të prezantoje aderimet e reja. Këtij subjekti sot i është bashkuar edhe doktori nga Klina, Agim Krasniqi.

Prof. Dr. Krasniqi ka përfunduar specializimin dhe doktoratën në Bukuresht, ku edhe ka punuar për shumë vite.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se me doktorin do të jenë më të fuqishëm në Klinë dhe Kosovë dhe se kanë nevojë shumë për ekspertizën e çmuar të doktorit.

“Nisma Socialdemokrate është mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për t’i jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, tha se ardhjet e reja janë dëshmia më e mirë se Nisma është në rrugë të drejtë dhe personalitete të fushave të ndryshme po zgjedhin Nismën për të dhënë kontributin e tyre, për ç’gjë edhe ndihen krenarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme