Nismës Socialdemokrate në Prishtinë, i janë bashkuar 880 anëtarë të rinj.
Kjo u bë të ditur në një tubim të kësaj partie ku ishin të pranishëm drejtues të kësaj partie, raporton EkonomiaOnline.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se partia që ai drejton dallon nga të tjerët pasi që ata respektojnë diversitetin intelektual.
“Ajo çka ne mund të iu sigurojmë është që ne nuk do iu zhgënjejmë. Ajo cka po shoh këtu në Prishtinë është se nuk ka mundësi që në Prishtinë me u qeverisë pa Nismën Socialdemokrate. Ne po bashkojmë njerëz të vullnetit të mirë të bashkuar një platformë politike të mirë. Ne veç e veç jemi pak dhe jemi zë i vetmuar. Nisma Socialdemokrate dallon nga të tjerët pasi që ne respektojmë diversitetin intelektual, bërja e politikës nuk varet nga jetëgjatësia në politikë, ne jetojmë në një qytetet ku asnjë kryetar i saj nuk ka pas guxim të bëjnë ndryshime rrënjësore, edhe politika është matematikë dhe duhet me i shkua mbrapa një matematike që ka rezultate”, tha Limaj.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh kryetar i degës së Nismës, Skënder Reçica, tha se qeverisja e Nismës, programet dhe vendimet po përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e tyre.
“Jemi këtu të tregojmë që me përgjegjësitë qeverisëse të tregojmë që ne mundemi. Ndërmarrësi ynë kërkon ta ndjejë dhe ta shoh fuqinë e pushtetit lokal. Prishtinasit duan, mirëqenie, ambient më të pastër. Të besosh ëndrrën, është kauza për ndryshimin dhe ne e ushqyem atë”.
“Me mandatin tonë ne e dëshmuam që strukturat tona po mbjellin kulturë qeverisëse. Qeverisja jonë, programet dhe vendimet po përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e tyre. Nismëtarë kudo që jeni, ne e kemi detyrë ta qojmë më përpara nismës socialdemokrate. Pjesëmarrja juaj në këtë ditë tregon që tani më nisma ka futur rrënjët e saj në të gjitha lagjet e fshatrat. Ky takim po dëshmon që nisma nuk është ndalur asnjëherë së qeni afër Prishtinës”, tha Reçica.