Nisret Hajrullahu zgjidhet drejtor i Spitalit të Gjilanit

Gjilan | 23 Mar 2018 | 20:47 | Nga

Nisret Hajrullahu ka fituar më së shumi pikë për të drejtuar Spitalin e Gjilanit në periudhën e ardhshme trevjeçare.

Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (SHSUK) tashmë kë bërë publike listën. Vetë Nisret Hajrullahu ka konfirmuar për Rajonipress se ka fituar më së shumti pikë.

“Po është e vërtet se jam i pari në listë. Isha në një garë të ngushtë me Enver Murtezin, Agron Lekën, Ardian Foniqin, Ukshin Ismajlin”, tha Hajrullahu.

Hajrullahu tha se këtë pozitë e sheh si privilegj ndaj stafit mjekësor, pacientëve dhe tërë shërbimit shëndetësor.

“Do të jem në shërbim të pacientëve dhe në shërbim të ngritjes së cilësisë e përgjegjësisë në punë” tha Hajrullahu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme