Nissan mbyll qindra vende të punës në Britani për shkak të shitjes së dobët të veturave me naftë

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 13:22 | Nga

Nissan do të mbyllë qindra vende të punës në fabrikën e saj në Sunderland, e cila është fabrika më e madhe automobilistike në tërë Britaninë e Madhe, si pasojë e rënies së shitjeve të veturave me naftë në tërë Evropën.

Nissan ndërton modelet Qashqai e Juke në fabrikën e saj në Angli dhe i shet në Britani, e që është tregu i dytë më i madh në Evropë, e ku kanë rënë shitjet e veturave për 35 për qind gjatë këtij viti, transmeton koha.net.

Nissan thonë se është duke diskutuar ndryshime operacionale me punonjësit e tyre.

Shitjet e veturave me naftë kanë rënë për një të tretën gjatë muajve të parë të këtij viti në Britani, pas shqetësimeve të vazhdueshme të konsumatorëve lidhur me rritjen e taksave dhe kufizime në qarkullim të propozuara në disa qytete anembanë botës.

Ndërsa edhe Jaguar Land Rover, para pothuajse një jave ka deklaruar se do të mbyll 1 mijë vende të punës, si pasojë e rënies së shitjeve të veturave me naftë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme