Nita dhe Shpati refuzojnë të konsumojnë një pije në Big Brother, thonë se është prodhim serb

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ka afër 10 ditë që në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është larguar pija “Golden Eagle” për t’u zëvendësuar me një tjetër.

Ishte i pari Luizi ai që fillimisht u kishte treguar banorëve që pija e preferuar e tij nuk ishte më, dhe e njëjta ishte zëvendësuar.

Derisa ishin të mbledhur te kuzhina brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dy banorët nga Kosova, Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi flasin për një pije, të cilës nuk i përmendin as emrin, e që thonë se është prodhim serb.

Nita tregon që kur është futur në shtëpi si pije, nuk e ka konsumuar asnjëherë.

Tutje është Shpati ai që thotë se tani as ai nuk po e konsumon, por që për dallim nga Nita e ka kuptuar më vonë një gjë të tillë.

Të ngjashme