Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë kjo parti do të jetë konstruktive si opozitë, raporton Ekonomia Online.
Ai pas takimit të Kryesisë së kësaj partie, në një konferencë për medie tha se në mbledhje u diskutua për formimin e institucioneve të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të vitit.
“Sapo është përfunduar mbledhja e kryesisë pas takimit që Haradinaj ka pasur me partinë fituese, kemi biseduar për krijimin e institucioneve, dhe zgjedhjet lokale.Qëndrimi i AAK-së mbetet që të jetë opozitë konstruktive në tema nacionale. Besojmë që do të jemi konstruktiv në funksion si në parlament, tha Nitaj.
Sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, për AAK-në është në dorë të fituesit të zgjedhjeve që ta zgjidhë këtë çështje.
“I takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta gjejë formulën për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit”, tha ai.
Takimi i Kryesisë së AAK-së është mbajtur pas ati që ka zhvilluar kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.