Nitaj: Këta që po e refuzojnë Haradinajn, dikur e admironin

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 12:01 | Nga

Ftesës së kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, për takim me subjektet politike LDK dhe Vetëvendosje, nuk i janë përgjigjur liderët e këtyre dy të fundit.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë për Ekonomia Online se është për keqardhje se si një ftesë krejt normale e Ramush Haradinajt, për t’i takuar Mustafën e Ymerin, është shndërruar në një “casus belli” për një luftë propagandistike të këtyre të fundit.

“As Mustafa, as Ymeri e as Albini, ende nuk e kanë kuptuar se Ramush Haradinaj, është po a i njëjti që ata e kanë njohur gjithmonë dhe shpesh edhe e kanë admiruar”, ka thënë Nitaj raporton EO.

“Po i njëjti, i sinqertë deri në dhimbje, që sa herë është nevoja i thërret në takim, i thërret për të parë nëse ka çfarë bisedohet për ‘këtë vend të mjerë’, pikërisht siç kishte bërë njëherë në mesnatë e midis tymnaje, për ta nxjerrë Albin Kurtin që mbahej ‘jesir’ nga Policia, apo pikërisht si në kohën e VLAN-it, që pagoi çmim të lartë, për të mos e lënë Isa Mustafën ‘në lloq’!”, ka theksuar Nitaj.

Ai ka thënë se “ajo ishte ftesë normale e një politikani normal, për një takim formal”.

“Hajde këta që e kanë marrë ftesën, por tash edhe të tjerët pa ftesë hiq, kanë nisë t’i ngjiten valles së refuzimit!”, ka thënë Nitaj.

Të ngjashme