Nitaj: Nuk është hera e parë që Haradinaj po paguan çmim të lartë për Kosovën

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se nuk është hera e parë që kryeministri po paguan çmim të lartë për Kosovën.

Ai duke komentuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, pas ftesës nga Gjykata Speciale, Nitaj ka thënë është hera e dytë që ai po heq dorë nga pozita e kryeministrit për ta plotësuar detyrimin e drejtësisë ndërkombëtare, e që ai thotë se asnjëherë nuk e kuptuan.

“Është e sata herë që Ramush Haradinaj paguan çmim të lartë për vendin e tij. Është e dyta herë që ai heq dorë nga pozita e kryeministrit për të plotësuar atë detyrimin e drejtësisë ndërkombëtare, që ne kurrë nuk e kemi kuptuar”, ka thënë ai.

Nitaj thotë se sot është vështirë të mos rreshtohesh pas Ramush Haradinajt.

Të ngjashme