Nitaj preferon një koalicion AAK-LDK-PSD

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Muharem Nitaj mbështet një koalicion mes AAK-së, LDKsë dhe PSD-së, por ka thënë se ky është vetëm qëndrimi i tij, ndërsa vendimin do ta marrë partia.

Deputeti i Aleancës, Muharrem Nitaj, në një postim në Facebook, është shprehur se koalicionet parazgjedhore do t’i ndalonte me ligj.

POSTIMI I PLOTË:

Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë!

Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve prazgjedhore! 

Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme! 

Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD. 

Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme