Nitaj, vendos pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të Postës

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit Muharrem Nitaj përmes një komunikate për medie ka njoftuar se ka vendosur ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës.

Ndër arsyet kryesore të kërkesës për pezullim ka qenë fakti se nuk është respektuar neni 15.1 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ku thuhet se të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike,  zgjedhën në një mandat trevjeçar, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, e cila është aksionar në Ndërmarrjen “Posta e Kosovës”, dhe me rekomandim të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, kam kërkuar pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Posta e Kosovës”. 

Ndër arsyet kryesore të kërkesës për pezullim ka qenë fakti se nuk është respektuar neni 15.1 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ku thuhet se të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike,  zgjedhën në një mandat trevjeçar, ndërkohë që Bordi ka marr vendim që kryeshefi ekzekutiv, që njëkohësisht është anëtar i Bordit të Drejtorëve,  të zgjidhej në mandat pesëvjeçar.

Arsyeja tjetër është se Qeveria në detyrë është në përfundim të mandatit të saj dhe është më se e arsyeshme që Qeveria e re të procedojë me emërimet e reja të drejtuesve të ndërmarrjeve publike.

Për më tepër Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, muaj më parë ka kërkuar në vazhdimësi nga bordet e përkohshme, që të mos procedohet me rekrutimin dhe përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet publike.

Të ngjashme