Rreth 520,000 njerëz do të mbesin të pa punë në Gjermani dhe kjo shifër do të arrijë në 3 milionë këtë vit, tha Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës IAB.
Pandemia e koronavirusit ka paraqitur pengesa për ekonominë gjermane dhe shumë njerëz kanë mbetur të pa punë.
Në një studim hulumtues të botuar të premten, Instituti tha se pritet që ekonomia e Gjermanisë të zvogëlohet me 8.4% në vitin 2020, si rezultat i pandemisë.
“Ky do të jetë recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Instituti.
Më 23 prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se kontrollimi i koronavirusit të ri, përbën sfidë të madhe për kohezionin e Evropës.
“Kjo është sfida më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë”, ka thënë ajo para Parlamentit gjerman.
Të enjten, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një angazhim të përbashkët në sigurimin e një fondi për të ndihmuar në rikuperimin nga pandemia e koronavirusit, megjithëse kanë mosmarrëveshje për disa pika, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten. /REL