Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur në një incident sonte në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Merret vesh se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në restorantin “Mozzart”.
Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë, tha për Kallxo.com se rreth orës 20:00 kanë pranuar një informatë sipas të cilës ka ndodhur një therje me thikë në një lokal në lagjen “Ulpiana”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e nevojshme policore. Sipas informatave fillestare një person A.K. 17-vjeç, është plagosur me armë të ftohtë (thikë). I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohe që policia po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast”, tha zëdhënësja e Policisë.