Një 20-vjeçar vritet në Ferizaj, nuk ka të arrestuar

Ferizaj | 18 Gus 2016 | 21:26 | Nga

S. R., rreth moshës 20-vjeçare, është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ka konfirmuar policia në këtë qytet.

Policia ka thënë se rreth orës 18, ka marrë informatën për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rexhep Bislimi” si dhe për një person të shtrirë në hyrje të një banese kolektive në Ferizaj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima S. R. rreth moshës 20 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë që e përcjell toger Agim Gashi, nga Zyra Rajonale për Informim.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Deri më tani nuk dihet motivi i vrasjes dhe nuk ka të arrestuar.

Por, policia thotë se është duke i kryer veprimet policore për ndriçimin e rastit.

(Foto arkiv: Ekonomia Online)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme