Një 20-vjeçare gjendet e vdekur në lumin Erenik

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 12:02 | Nga

Të dielën është raportuar se një trup i pajetë është gjetur në lumin Erenik, nën urën e “Tabakëve” në Gjakovë.

Ndërsa, sot Policia e Kosovës jep detaje rreth vdekjes së vajzës.

“Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 7:30 në mëngjesin e dielës”, njofton Policia e Kosovës.

Raportohet se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësit policore dhe prokurori kanë dal në vend të ngjarjes dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Shkaqet e vdekjes së vajzës rreth të 20-ta ende nuk dihen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme