Gjendet një femër e vdekur në lumin Erenik të Gjakovës (Foto)

Gjakovë | 30 Pri 2017 | 13:26 | Nga Foto Arkiv

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Erenik, nën urën e “Tabakëve” në Gjakovë. Kështu ka thënë komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Krist Gjokaj për Express Gjokaj ka konfirmuar se një femër rreth moshës 22-23 vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Erenik në  Gjakovë.

“Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 7:30 në mëngjes”, ka thënë Gjokaj derisa ka shpjeguar se shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

Policia, prokurori dhe mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme