Një 22-vjeçar plagoset në Prishtinë, dy të dyshuarit në arrati

Foto arkiv: Ekonomia Online
Prishtinë | 11 Gus 2024 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Një rast i tentim vrasjevs ka ndodhur sot në rrugën “Anton Çetta”, në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur një 22-vjeçar.

I riu pas plagëve që ka marrë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç mëson Sinjali për rastin dyshohen dy persona, të cilët janë të njohur për viktimën.

Por policia ende nuk ka arritur t’i kapë ata, pasi menjëherë pas aktit, kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia e cila ka dalë aty, ka gjetur gëzhojat dhe ka kryer procedurat e tjera hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Të ngjashme