Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri, sot pasdite, në afërsi të Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Sikur shihet dhe në fotografinë e Ekonomia Online, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, për të hetuar rastin.
I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, konfirmoi për Ekonomia Online se policia ka marrë njoftimin, rreth orës 17:44 për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
“Bëhet fjalë për një mashkull T. J. (1992). Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti.
Ende nuk dihen motivet që i paraprinë incidentit.