Ekonomia Online
FUNDIT

Një 60 vjeçar nga Novi Pazari vdes në një hotel në Prizren

Një 60 vjeçar nga Novi Pazari vdes në një hotel në Prizren

Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po qëndronte në një hotel të Prizrenit bashkë me gruan e tij. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes, ai dyshohet se ka pësuar sulm në zemër. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. […]

Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po qëndronte në një hotel të Prizrenit bashkë me gruan e tij. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes, ai dyshohet se ka pësuar sulm në zemër.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren. Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. i lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia Boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë”.

Viktima ishte mysafir i hotelit që nga data 1 maj 2024, ka shtuar Bytyqi.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hapet rast si “Vdekje e dyshimtë”.

Të ngjashme