Një anglez martohet me një shqiptare, por shokohet kur zbulon diçka për të

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 14:08 | Nga

Gazeta britanike ‘The Sun’, shpesh herë trajton histori të ndryshe por së fundmi ajo i ka kushtuar rëndësi rrëfimit të një anglezi i cili u dashurua me një vajzë shqiptare, por gjërat nuk shkuan si duhet.
Një 39­-vjeçar anglez u njoh me një vajzë 23-vjeçare nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale, dhe vetëm pak kohë më pas ata janë martuar.

Por vajza pas martese i tregon se është prostitutë dhe se dëshiron ta vazhdojë aktivitetin e saj pasi kështu fiton shumë para.

Letra e 39-­vjeçarit:

“Nuk i rezistoj dot bashkëshortes sime kur e takoj pasi ajo është vërtetë një grua shumë seksi, por ky është një gabim që po bëj sepse ne tashmë do të divorcohemi. Ajo është 23 vjeç dhe vjen nga Shqipëria. Ne jemi njohur online dhe unë kam paguar që ajo të vinte në Angli para tre muajsh dhe menjëherë pas kësaj u martuam.

Fatkeqësisht martesa jonë zgjati vetëm 1 javë! Unë jam 39 vjeç dhe gjithnjë kam qenë tip i turpshëm. Kur vendosi që të vinte këtu tek unë ajo më tha se duhej të martoheshim sepse për ndryshe do ta dërgonin sërish në Shqipëri sepse nuk kishte dokumentet. Unë pranova dhe u martuam menjëherë.

Vetëm pas një jave martese, ajo më tregon se punon prostitutë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë pasi kjo i sjell shumë të ardhura. U mundova ta bind se nuk ka nevojë të punojë pasi tashmë më ka mua… por sërish ajo vazhdoi zanatin. Fillova të bëj gati divorcin pasi nuk mendoj se ajo vajzë është e duhura për mua, shkruan Mapo.al. Muajin e fundit ajo më kontaktoi prapë dhe më kërkoi që të merrte një pjesë nga pasuria ime por avokati i shpjegoi se nuk i takonte asgjë.

Pas kësaj ajo kërkoi që të më takonte dhe më tha se e kishte marrë malli. Kur e takova nuk i rezistova dot, sepse seksi me të gjithnjë më ka marrosur, por e di që po bëj gabim. Ndihem shumë keq sepse e kam të vështirë të largohem prej saj…”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme