Një anije me migrantë fundoset në Samos të Greqisë

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën sot pasi një anije me emigrantë u fundos në afërsi të ishullit grek Samos, njoftuan rojat bregdetare.

Të paktën 12 persona u gjetën në bordin e kësaj anijeje. Dy fëmijë vdiqën, pak pasi u nxorën nga uji, ndërkohë që trupi i një burri u gjet pak më pas.

”Mbi 200 kandidatë për azil kanë vdekur që nga fillimi i vitit në detin Mesdhe, pjesa më e madhe e tyre në përpjekje për të arritur në Itali”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët (OIM).

Në vitin 2018, rreth 48 000 refugjatë ose emigrantë hynë në Greqi, përfshirë gati 32 000 nëpërmjet ishujve të detit Egje në afërsi të brigjeve turke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme